
Gjykata e Posaçme shtyn për në 14 tetor seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Seanca e së hënës dështoi për shkak të mospranisë së prokurorit në sallën e gjyqit. Në seancën e kaluar, gjykata kaloi çështjen për gjykim, pasi Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim.
Deputetja e PD-së e ka paditur për shpifje Veliajn lidhur me disa deklarate publike të këtij të fundit, ku ai i referohet Dumës si “trafikante apartamentesh”. (A2 Televizion)