
Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga dita e sotme, procesi i mësimit në shkolla do të nisë normalisht dhe do të kthehen orët 45-minutëshe.
Ndonëse, mësimi kthehet në kohën e para pandemisë, rregullat e thjeshta të distancimit, higjienës do të vijojnë të jenë në fuqi.
Rikthimi i mësimit në kushtet normale erdhi pas një presioni të ushtruar nga prindërit, të cilët po hasnin vështirësi me fëmijët e tyre, si për çështjen e të nxënit ashtu dhe për shoqërimin e tyre apo marrjen nga shkolla.
Në njoftimin e dhënë më 1 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri me dije se, deri tani, janë 88% e mësuesve të vaksinuar kundër koronavirusit.
Vendimi për rinisjen e shkollave në kushte normale u mor pas konsultimeve që Ministria e Arsimit zhvilloi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve. (A2 Televizion)