Përçarja brenda PD-së, Andoni: Basha nuk reflekton, por "Komisioni i Rithemelimit" të mos veprojë nën hijen e Berishës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 21:18 | Politikë
Përçarja brenda PD-së, Andoni: Basha nuk reflekton, por

Sulmet reciproke midis Sali Berishes dhe Lulzim Bashës duket sikur nuk kanë fund, dhe arritën kulmin sot, aty ku të dy ndodheshin në selinë e PD-së, duke hedhur akuza njeri-tjetrit.

Një pamje e trishtë, sipas analistit Ben Andoni. “Ndoqa zotin Basha, nuk reflektonte fare. Ai nuk kishte përgjigje, nuk kishte lëvizje dhe mendoj se po e çon PD-në në krizë akoma më të rëndë”, thotë ai i ftuar në A2 CNN.  

Sipas tij, ajo parti nuk shquhet për demokraci të brendshme. “Kishim një Kuvend para 5 muajsh,  kur ishin të pranishëm të gjithë faktorët e PD-së. Aty zonja Harxhi, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj kanë kërkuar listën e plotë të zgjedhjeve dhe nuk e kanë pasur, sepse demokracia e brendshme aty nuk ekziston, ndërkohë që ka një kulturë parapolitike në këtë parti.

Ne prisnim që tani do të kishte një fushatë të madhe kundër masakrës zgjedhore, një fjalë shumë e madhe kjo. Kemi 5 muaj që e presim, ndërkohë që kjo kauzë ka mbaruar dhe kanë dalë kauza të tjera, dhe thuhet se po shkohet drejt partive konservatore”.

Sipas Andonit, kjo është diçka e pamundur për PD aktuale, sepse  konservatorët kanë parti mirëfilli institucionesh, ku shtylla bazike e tyre është pikërisht  respekti ndaj tyre. Ndërkohë kjo parti tregon se nuk ka një respekt të tillë.

Por edhe nga “Foltorja, analisti gjen probleme, duke filluar nga Komisioni i Rithemelimit, i sapokrijuar. “ “Ky Komision vepron nën hijen e zotit Berisha, të gjithë fokusin e mori ai sot, me anëtarët e Komisionit pas tij, duke pritur çfarë do të thoshte ai”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos