Pastërtia e listave, kandidatët e 14 majit futen në sitën e dekriminalizimit

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 15:05 | Politikë

Dekriminalizimi vijon të jetë hallka më e suksesshme sa i takon largimit të krimit nga politika. Suksesi i këtij mekanizmi ligjor nxiu faqen e shumë përfaqësuesve të popullit, në parlament enë bashki, të cilëve iu përplas e shkuara në fytyrë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka administruar tashmë listat e freskëta të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshillave bashkiak ku rreth 140 kandidatë do të synojnë fitoren në 61 bashki, ndërsa një listë shumëfish më e madhe me rreth 5mijë e 500 kandidatë synojnë të fitojë mandate në këshillat bashkiak.

Të gjithë do të hyjnë në filtrin e dekriminalizimit, për të verifikuar pastërtinë e tyre. Emrat i përcillen për verifikim seksionit të dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ata do të tregojnë nëse partitë politike propozuese kanë ruajtur integritetin në përpilimin e listave, apo historia do të përsëritet sërish. Thirrja e vendeve partnere mbetet po e njëjta ndaj subjekteve zgjedhore.

E megjithatë, dekriminalizimi është njëra anë e medaljes së integritetit të zyrtarëve, antikorrupsioni është tjetra. Vitet, por edhe ditët e fundit kemi para bashkiakë që kanë rënë në pranga për korrupsion, si rasti i Lushnjës apo i Bulqizës, duke sjellë ndërprerjen e mandatit të tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos