Kandidat i “Alibeajt” për Tiranën, Bejko: Pranova të garoj se PD nuk mund të përfaqësohet nga një parti e majtë

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 14:17 | Politikë
Kandidat i “Alibeajt” për Tiranën, Bejko: Pranova të

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot Roland Bejkon si kandidat të grupimit të tij në PD, për kryetar të bashkisë Tiranë.

Bejko u shpreh se në vijim do t’u prezantojë qytetarëve të Tiranës projektin e tij për kryeqytetin ndërsa shtoi se propozimit e grupimit në të cilin ai bën pjesë do të jenë të bazuara “mbi mundësitë reale që ekzistojnë për të ndryshuar Tiranën.”

Ai po ashtu theksoi se aryseja kryesore përse pranoi të kandidojë për bashkinë Tiranë, është se nuk mund të pranohet që PD, apo e djathta në përgjithësi të përfaqësohet nga parti të majta, duke iu referuar koalicionit Berisha-Meta.

“Unë nuk mund të pranoj që e djathta shqiptare të përfaqësohet nga lëvizje politike të cilat janë në izolim total ndërkombëtar.  Ky do të ishte një turp dhe fatkeqësi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri. Vokacioni i saj, arsyeja se përse kjo forcë lindi ishin pikërisht vlerat perëndimore dhe alenca historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera të cilat, njerëz dhe politikan të caktuar për interesat e tyre personale kërkojnë t’i shkelin, duke e kthyer të djathtën shqiptare në një fole anti-perëndimore në Shqipëri."

Duke nënkuptuar faktin që grupimi tjetër drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga SHBA-të, Bejko kujtoi se ai ka formim perëndimor dhe se kush mendon se Shqipëria mund t’ia dalë pa aleatët e saj perëndimore, “nuk kërkon gjë tjetër veçse shkatërrim e të ardhmes së saj.”

Për këto arsye, i bëj thirrje të gjithë demokratëve të Tiranës, të gjithë atyre që kanë kontribuar që kjo forcë politike të rritet dhe të përfaqësoj vlerat më të mira  perëndimore të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të vështirë por që ja vlen për të ardhmen e Tiranës dhe Shqipërisë.  Tirana sot vuan makutërinë e pushtetit dhe korrupsionit. Është e qartë se Tirana është bërë pothuajse një qytet i pajtueshëm.  Korrupsioni po ja merr frymën çdo hapësire njerëzore. Në qendër të saj nuk është më njeriu me të gjitha dimensionet e tij sociale, kulturore dhe ekonomike, por interesat  të pushtetit për të pasuruar një grusht të vogël njerëzish të lidhura ngushtë me njëra. (A2 Televizion)

Roland Bejko

A2 CNN Livestream

Latest Videos