Një bombol gazi ka rrjedhur dhe më pas ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Reshit Çollaku" dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin 2 të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.
Nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja e banesës në katin e pestë ka rënë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish, pasi kjo zonë është zonë tregtare dhe mjaft e frekuentuar në mëngjes. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. (A2 Televizion)








