
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur, ka ndodhur pak pas mesditës së të enjtes në Lushnjë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Stan Karbunarë". Automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)