
Burg për jetë ka vendosur gjykata e Fierit ditën e sotme për Klodian Çalamanin i cili u akuzua se përdhunoi e më pas vrau një të mitur M.V, 9 vjeç në një fshat Grecalli pran qytetit Fier në datën 16 nëntor të vitit 2021
Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtar Alfred Ikonomi kryetar dhe anëtarë Olkeda Liçe dhe Rudi Laze dhe prokurore e çështjes ka qenë Suela Beluli.
Trupi gjykues pasi ka dëgjuar pretencën nga prokuroria e çështjes dhe avokatin mbrojtës të të akuzuarit Klodian Çalamani që ishte Denid Hajdëraj por edhe avokaten mbrojtëse të palës dëmtuar Rozeta Plaku ka vendosur: Vrasje në rrethana të tjera cilesuese ndaj të mituri" të parashikuar nga Neni 79 gērma a" të Kodit Penal" dhe " Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me te mitur" te
parashikuar nga Neni 100 paragrafi i dytë i Kodit Penal Denimin e të pandehurit K.Ç. me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do te behet në një burg të sigurisë së lartë. (A2 Televizion)