Përdhunoi dhe vrau në 1975-n mbesën e ish-partneres që e braktisi, 74-vjeçari dënohet me 25 vjet burg

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 13:17 | Bota

Vrasësi i dyfishtë, Dennis McGrory është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ka përfituar një gjykim të shkurtuar prej 25 vjetësh burg për vrasjen dhe përdhunimin e adoleshentes, Jacqueline Montgomery në vitin 1975.

Ai u lirua nga akuzat gati gjysmë shekulli më parë, por u shpall fajtor pas një gjyqi të dytë pasi u gjetën prova të reja të ADN-së. Tani në mesin e të shtatëdhjetave dhe i dënuar me të paktën 25 vjet e 126 ditë, ai ka të ngjarë të vdesë në burg.

McGrory, një pijanec i dhunshëm, ishte 28 vjeç kur përdhunoi dhe vrau 15-vjeçaren në shtëpinë e saj në Islington, në veri të Londrës. Ai ishte i zemëruar dhe kërkonte partneren e tij të larguar Josie, tezen e Jaqueline. Ishte babai i kësaj të fundit që gjeti trupin e pajetë të së bijës në banesë.

Ajo ishte përdhunuar, goditur me thikë në mes të shpinës, zemrës dhe diafragmës, dhe ishte mbytur - me kordonin e një shufre të hollë hekuri që iu gjet rreth qafës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/e-tradhtoi-adn-ja-zbulohet-pas-50-vjetesh-maniaku-qe-perdhunoi-dhe-vrau-15-vjecaren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos