Përdhunuan në grup 23-vjeçaren britanike, shpallen fajtorë 3 shqiptarët

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 19:38 | Kronikë
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren britanike, shpallen fajtorë

Tre shtetas shqiptar janë shpallur fajtorë në Britaninë e Madhe nën akuzën se rrëmbyen dhe përdhunuan në grup një grua, në ditët e para të festave të mëdha pas heqjes së masave antiCovid.

23-vjeçarja kishte dalë për një darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street ku ajo u afrua nga Gemti Hyka. Ato u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë për të shmangur një grup burrash që ziheshin në rrugë.

Ndërsa viktima po shkonte vetëm në shtëpi, ajo u kap nga Hyka dhe u fut në makinën e tij përpara se të çohej në një garazh dhe më pas në një shtëpi, ku ai dyshohet se e përdhunoi. 

Dy miqtë e tij, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, mbërritën më vonë në banesë, ku përdhunuan dhe e detyruan 23 vjeçaren të merrte kokainë.

Pas këtyre dëshmive tronditëse Hyka u shpall fajtor për rrëmbim,  dy akuza për përdhunim. Ndërsa dy shqiptarë të tjerë Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, gjithashtu u shpallën fajtorë nga Gjykata e Luton për përdhunim dhe pritet të marrin një dënim të rëndë.

Gemti Hyka, nga Cambridge Road, Bedford, i tha jurisë se viktima pranoi të bënte seks me vullnet të plotë. “Ajo kurrë nuk qau kur ishte me mua. Nuk e kam bërë kurrë. Unë nuk jam përdhunues.' (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos