Nëse keni dëshirë të izoloheni për disa muaj për të kaluar verën dhe jeni i apasionuar pas Perëndimit të Egër, mund të blini një qytet të gjithin për ju, për 7,5 milionë dollarë.
Por ka një detaj të vogël që mund t’iu hyjë në punë. Qyteti nuk është në perëndim, por në lindje.
“Mellonsfolly Ranch” ndodhet në Zelandën e Re dhe është ndërtuar për t’i ngjarë me detaje një qyteti amerikan në Uajoming, siç ishte në vitin 1860. Në të ka një rrugë kryesore tipike për qytezat e Perëndimit të Egër, zyrën e sherifit, një gjykatë – e cila shërben edhe si kinema – por edhe një bar.
E gjithë prona është një hotel i fshehur në një luginë të mrekullueshme në qendër të Zelandës së Re. Por nëse mendoni që gjithçka do të jetë lojë, atëherë e keni gabim. Në Perëndimin e Egër ka shumë punë për të bërë, dhe gjërat nuk ndryshojnë as në këtë “qytet”.

“Gjatë verës mund të dilni për gjah, për peshkim, ose të notoni në lumë”, thuhet në përshkrimin që i bën pronës agjencia e pasurive të paluajtshme që e shet atë. “Gjatë dimrit do t'iu duhet të qëndroni më shumë mbyllur, ose të largoheni në një qytezë aty pranë për të bërë ski”.
Në të gjithë godinat që ndodhet në “Mellonsfolly Ranch” ka 20 dhoma dhe 10 tualete, një set kosheresh me bletë dhe disa çadra të fiseve indigjene. (A2 Televizion)