Ndërron jetë në spital 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Rrëshen

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 18:31 | Kronikë

Një 51-vjeçar i cili mbeti i plagosur me armë zjarri rreth orës 17:40 në qytetin e Rrëshenit ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet Anton Keli u plagos pasditen e sotme në rrethana të paqarta dhe u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.  

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes, ndërsa  janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos