Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm tre lokale në Shkodër. Lokalet ndodhen në qendër të qytetit dhe flaket kanë përfshirë edhe gjithë fasadën e ndërtesës nëpërmjet korridorit të ashensorit.
Fatmirësisht nga flaket janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Nga te dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në një prej lokaleve të përfshira nga flakët.
Ekipet zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë mbledhur provat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet si dhe nëse lokalet i kanë pasur pajisjet dhe masat kundër zjarrit. (A2 Televizion)