All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë që u hetuan nga SPAK, arrestohen dy nga të dyshuarit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 20:35 | Kronikë
Vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë që u hetuan nga SPAK,
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit njofton se ka ekzekutuar masat e sigurisë arrest me burg ndaj 4 personave në bazë të hetimeve të drejtuara nga SPAK për vrasjet e bujshme të ndodhur 15 vite më parë.

Në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet” u vunë në pranga shtetasit Viktori Ymeri dhe Luftar Reci, ndërkohë që Indrit Taullau është arrestuar në Kosovë ndërsa Emiliano Shullazi ndodhet aktualisht në paraburgim për një vepër tjetër penale.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu policia njofton se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, për të cilët vijon puna intensive për lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Luftar Reci dhe Indrit Taullai dyshohen për vrasjen e kryer në bashkëpunim të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

All - Paragraf - 6

Ndërsa Emiljano Shullazi dhe Viktor Ymeri akuzohen për vrasjen e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos