Cilët janë dy atentatet mafioze të zbardhura nga SPAK pas 15 vitesh?

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 20:26 | Kronikë
Cilët janë dy atentatet mafioze të zbardhura nga SPAK pas 15

Prokurorët e SPAK bënë goditjen më të madhe të viteve të fundit për sa i përket botës së krimit, duke zbardhur dy atentate të ndodhur 15 vite më parë.

Por cilat janë këto dy ngjarje të rëndë kriminale? Ngjarja e parë ka ndodhur më 26 shkurt të vitit 2005, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Durrës-Maminas. Kjo ishte një ngjarje kriminale tipike mafioze, ku u vra Klodjan Saliu, në atë kohë një nga eksponentët e bandës së Durrësit. Në atë kohë, banda e Durrësit ishte ndarë në dy fraksione dhe pikërisht në këtë moment ndodhi edhe ekzekutimi. Automjeti i Klodjan Saliut ishte duke lëvizur në këtë aks rrugor kur nga një tjetër makinë u qëllua me breshëri automatiku. Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos një tjetër person. Ndonëse banda e Durrësit u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë dhe u gjykua, për këtë ngjarje nuk u gjetën në atë kohë prova direkte.

Sa i përket ngjarjes tjetër, të ndodhur në 24 orë më vonë, mbeti i vdekur biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Lamaj, pasi kishte konsumuar një darkë pranë pallatit ku jetonte, në momentin që po ngjitej në banesën e tij, pati një shpërthim në ashensorin e pallatit. Përveç Lamajt, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, humbi jetën edhe Artan Arsi si pasojë e presionit të krijuar në tunelin e ashensorit, edhe pse ndodhej në katin e parë.

https://youtu.be/ErKFlbrHYto

Aktualisht, përveç Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt, Indrit Taullait dhe Emiliano Shullazit ka arrestuar edhe shtetasin Viktor Ymerin, një tjetër personazh i lakuar i botës së krimit, i lirua dy vite më parë.

Tashmë SPAK ka një nga dosjet që mund të justifikojë emrin e tij dhe mund të justifikojë edhe besimin që i është dhënë, të paktën nga publiku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos