
Një aksident në punë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e firmës “Mare Adriatik”, e cila ka qenë pronë e Kryetari të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ndodhet punishtja e përpunimit të peshkut.
Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi I. D., i moshës rreth 43 vjeç është aksidentuar në punë.
Burimet bëjnë me dije se 43-vjeçari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Fabrikës së përpunimit të peshkut “Mare Adriatik”, në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës, ku ky shtetas punonte.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)