Përfundon ankthi, raketa kineze bie në veri të Oqeanit Paqësor

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 13:24 | Bota
Përfundon ankthi, raketa kineze bie në veri të Oqeanit

Raketa kineze, me peshë 23 tonë dhe një lartësi sa një ndërtesë 10-katëshe, më në fund ka rënë në veri të Oqeanit Paqësor, duke i dhënë fund ankthit në të gjithë planetin e veçanërisht në Europë.

https://a2news.com/2022/11/04/mbyllen-aeroportet-ne-spanje-raketa-kineze-po-bie-ne-toke-ne-menyre-te-pakontrolluar/

Objekti 23 tonë ishte pjesë e raketës që lëshoi të hënën segmentin e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor kinez, Tiangong.

Paraditen e së premtes, autoritetet në Spanjë pezulluan përkohësisht fluturimet në disa nga aeroportet në qendër të vendit për të shmangur çdo rrezik sado të vogël që mund të krijohej nga rënia e pjesëve të raketës.

Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës. Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos