Përfundon aventura e ekipeve shqiptare në Conference League

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 21:56 | Futboll
Përfundon aventura e ekipeve shqiptare në Conference League

Teuta, Laçi dhe Prishtina i dhanë sot lamtumirën turneut Conference League. Ekipet shqiptare pësuan humbje në ndeshjet e tyre, respektivisht ndaj Shamrock, Anderlecht dhe Bodo/Glimt.

Durrsakët u mposhtën 2-0 në “Elbasan Arena”, pas humbjes së ndeshjes së parë 1-0 në Irlandë. Dygolëshi i Gaffney (20’ dhe 62’) gjunjëzoi Teutën, që i jep lamtumirën Conference League.

Edhe Laçi e mbylli me humbje, me Anderlechtin që fitoi 2-1 në Belgjikë, pasi kishte mposhtur bardhezinjtë 3-0 në Shqipëri.

Në raundin e tretë u mbyll edhe aventura europiane e Prishtinës. Skuadra kampione e Kosovës u mposht 2-0 në ndeshjen e kthimit përballë Bodo/Glimt, duke zhvlerësuar fitoren 2-1 të arritur një javë më parë në “Fadil Vokrri”.

Skuadra norvegjeze e gjeti golin që në minutën e 18 me Botheim, ndërsa në të 24-tën, Berg humbi një 11-metërsh, me Prishtinën që rezistoi deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, moment kur Botheim realizoi të dytin personal, atë që kualifikoi Bodo/Glimt në fazën tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos