Përfundon dialogu virtual, Kosova dhe Serbia dakordësohen për takimin e së enjtes

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 14:04 | Kosova
Përfundon dialogu virtual, Kosova dhe Serbia dakordësohen për

Kosova dhe Serbia u rikthyen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, me anë të një sesioni virtual. Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u dakordësuan për agjendën e takimit të 16 korrikut.

Kështu bëri të ditur i emëruari i posaçëm i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili theksoi se bisedimet janë kthyer sërish në binarë pas 20 muajsh ndërprerje. “Si rezultat i takimit të sotëm, jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”, u shpreh Lajçak.

Ndërkohë, përpara takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel, tha se qëllimi është të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vetë Bashkimin Europian.

Gjithashtu, pranoi se bisedimet nuk do të jenë të lehta.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos