Isa Mustafa, pozitiv me koronavirus

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 14:32 | Kosova
Isa Mustafa, pozitiv me koronavirus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, shkruan Mustafa në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos