Përkeqësohet gjendja në Kosovë, 4 viktima dhe 203 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 12:11 | Kosova
Përkeqësohet gjendja në Kosovë, 4 viktima dhe 203 raste

Vijon të përkeqësohet situata pandemike në Kosovë. Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi 203 raste të reja me Covid-19, nga 419 teste të kryera. Kjo e çon numrin total të të infektuarve në mbi 4700.

Në 24 orët e fundit humbën jetën dhe 4 pacientë, ndërsa që prej shpërthimit të pandemisë janë shënuar 101 viktima nga koronavirusi i ri.

Autoritetet njoftuan dhe shërimin e 71 pacientëve dhe në total mbi 2200 persona kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në Kosovë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos