
Covid-19 prek edhe të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi. Ai vuan dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa mësohet se është infektuar me Covid para pak ditësh.
Ditën e djeshme, Reçi është transportuar drejt spitalit të Korçës, aty ku po merr mjekim më të specializuar.
Në burgun e Drenovës ka ende të prekur me Covid, por shifrat nuk bëhen me dije nga ky institucion. Më herët, 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Luftar Reçi ka dhënë detaje për 2 vrasje të bujshme, ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha. (A2 Televizion)