Sasi e madhe nafte derdhet në bregdetin e Shëngjinit

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 20:20 | Kronikë
Sasi e madhe nafte derdhet në bregdetin e Shëngjinit

Katastrofë mjedisore në bregdetin e Shëngjinit. Sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe dhe aromë shumë të rëndë në zonën e plazhit.

Për këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim kapitenin e anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.

“Rreth orës 15: 10 , jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare , se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shëtitores në bregdetin e Shëngjinit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryher veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E.K., për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale "Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës" , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.

Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos