Aksident rrugor pranë Tepelenës, plagosen 4 persona, 2 prej tyre rëndë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 20:23 | Kronikë
Aksident rrugor pranë Tepelenës, plagosen 4 persona, 2 prej tyre

Aksident automobilistik në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Një autoveturë që udhëtonte nga Saranda në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca që i ka transportuar të lënduarit në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Ndërkohë që Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos