Përfundon procesi i rinumërimit për Kuçovën, kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, Maliqit 4

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 17:08 | Politikë
Përfundon procesi i rinumërimit për Kuçovën,

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për bashkinë Kuçovë. Mësohet se nga rinumërimi, kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, kurse Lefter Maliqit iu hoqën katër. Ndërsa, kandidatit të PD-së zyrtare iu hoqën dy vota.

Avokati i koalicionit "Bashke Fitojmë" i kërkon Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive tjera të KZAZ Kuçovë. Megjithatë, Kolegji vendosi ta rrëzonte kërkesën.

Kujtojmë se në zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor u rinumëruan sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë.

Për këtë qëllim, në sallë u montuan pajisjet për 4 tavolina numërimi. Në seancën e kaluar, kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos