Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur të mbyllur votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar sot nga ora 07.00 deri në orën 21.00.
Bujar Osmani i BDI-së, pas mbylljes së procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se partia e tij është krenare “për një fushatë të fuqishme për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.
“Mendoj se ia kemi arritur qëllimit për këtë kërkesë. Ftojmë të gjitha partitë shqiptare në vend që të bashkohen për kauzën tonë të përbashkët: kryeministrin e parë shqiptar. Sot presim fitore të madhe për BDI-në, por para së gjithash për të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e vendit”, tha Osmani.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes, në selinë e BDI-së pati shumë entuziazëm. (A2 Televizion)