Tre muaj jashtë fushave, Rroca kthehet me gol

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 21:54 | Futboll

Eduart Rroca shënon golin e parë në sfidën e tij të parë në Superligën e Turqisë, pas një mungese 3-mujore në fushat e futbollit.

Ekipi i Instanbulspor, ku luajnë edhe Kristal Abazaj, Sidrit Guri, Jetmir Topalli dhe Valon Et’hemi, mposhti me përmbysje 1-2 Karagumruk, skuadrën e drejtuar nga Andrea Pirlo, dhe të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë.

Rroca, i aktivizuar sapo nisi pjesa e dytë, kërceu bukur me kokë, duke barazuar shifrat në minutën e 69.

Vetëm 15 minuta më vonë, Topalli, i asistuar nga Ethemi (kishte vetëm dy minuta në fushë), realizoi golin e përmbysjes së rezultatit (1-2) pas një kundërsulmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos