“Asllani shumë i mirë, por po luan i frikësuar për faj të trajnerit”

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 17:18 | Futboll
“Asllani shumë i mirë, por po luan i frikësuar për faj

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është një nga të akuzuarit kryesorë nga specialistët e futbollit në Itali për krizën që po kalojnë zikaltërit.

Me 4 humbje në 8 ndeshjet e para të Serisë A, skuadra e drejtuar prej tij renditet në vendin e nëntë, me 12 pikë, 8 më pak sesa kryesuesit e Napolit.

Në humbjen e fundit ndaj Romës, për herë të parë u aktivizua si titullar Kristjan Asllani, të cilit i janë dhënë shumë pak minuta nga Inzaghi. Paraqitja e mesfushorit shqiptar u komentua pozitivisht, megjithatë Antonio Cassanos i ka bërë diçka përshtypje në lidhje me ndeshjen e zhvilluar nga 20-vjeçari.

Ish-lojtari i Interit theksoi se mesfushori shqiptar luan i frikësuar, pasi trajneri nuk i jep besim: “Problemi i Interit qëndron në mesfushë, në ndeshjen e fundit aktivizuan atë djaloshin (Kristjan Asllanin), i cili është shumë i mirë. Por, në fushë shihet që luan i frikësuar sepse trajneri nuk i jep besim. Kështu ndodh edhe me Robin Gosens, duket si “peshku pa ujë”. Inzaghi bën mirë të “zgjohet” pasi përndryshe do të jetë shumë vonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos