“Përfunduam pyetësorin për statusin e vendit kandidat të BE-së”, Kievi: Presim procedurë të përshpejtuar

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 21:43 | Bota
“Përfunduam pyetësorin për statusin e vendit kandidat

Qeveria Ukrainase ka përfunduar përpilimin e pyetësorit për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Lajmin e bën të ditur zyra e Presidencës  e vendit që prej 53 ditësh po përjeton makthin e luftës dhe shkatërrimit nda agresioni i Federatës Ruse.

“Presim një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Europian, dhe më pas topi do të kalojë te secili vend. Në qershor do të mbahet një mbledhje e Këshillit Europian, ku presim që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat”, deklaroi sot Igor Zhovka, numri 2 i Presidencës ukrainase.

https://a2news.com/2022/04/08/von-der-leyen-i-dorezon-pyetesorin-e-anetaresimit-presidentit-zelensky-sot-nis-rruga-juaj-drejt-be/

Pyetësori është një nga hapat e shumtë që Ukraina duhet të plotësojë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE, siç e di mirë edhe Shqipëria, por bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelensky shtoi se Kievi pret edhe një procedurë të përshpejtuar anëtarësimi. Nuk kemi luksin e 10-15 viteve negociatash. Pjesa më e madhe e shteteve na përkrah”.

https://a2news.com/2022/02/28/ukraina-kerkon-te-anetaresohet-menjehere-ne-be-jam-i-sigurt-se-eshte-e-mundur/

Gjatë një vizite domethënëse në Kiev më 8 prill, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen i dorëzoi  presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një pyetësor për ta plotësuar, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e një hapi konkret të rëndësishëm atij vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos