
Prokurori i Gjirokastrës, i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, do të hetohet për mitmarrje.
Prokurorët e Krimeve të Rënda zbulojnë emrin e tij në përgjimet e nisura për grupin e trafikantëve të drogës.
Ai është Spartak Çoçoli, për të cilin kishin nisur një hetim proaktiv që në janar të këtij viti. Rasti është evidentuar nga Krimet e Rënda, por për shkak të mos-dekonspirimit, materialet hetimore ju kaluan një tjetër prokurori që ndoqi rolin e kolegut në këtë çështje.
Çoçoli, nuk është pjesë e grupit kriminal, por emri i tij u regjistruar në përgjimet e grupit të dyshuar për trafik droge. Prokurorët thanë se ndaj tij kanë ngritur akuzën e mitmarrjes për të kthyer një automjet të sekuestruar.
Nga megaoperacioni i drogës u arrestuan 61 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa përgjimeve ju shtua edhe emri i prokurorit. Çoçoli u mor në pyetje në janar të këtij viti nën dyshimin për korrupsion dhe i lënë nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”.
Policia njoftoi sot përmbylljen e hetimeve mbi një organizatë të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës që kalonte përmes Shqipërisë dhe Greqisë, ku mes të tjerash theksohej ndalimi i prokurorit. (A2 Televizion)