I shoqëruar në polici rreth orës 11:00 të paradites së të martës pas pengimit të kalimit të eskortës së Kryeministrit Rama, ish-deputetit të PD, Klevis Balliu i është prerë pasdite fleta e arrestit.
Mësohet se ai do të dalë për masën e sigurimit në gjykatë po ashtu si edhe personat e tjerë të arrestuar nga policia këtë të martë.
Momentet e tensionit paradite te Unaza e Re kanë qenë të shumta, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë. Balliu u pa të dilte nga dritarja e furgonit të policisë duke i bërë thirrje njerëzve që të mos largoheshin ndërsa tha që do të vijojë të mbështesë protestën e banorëve sikurse ka bërë prej disa muajsh.
Me anë të një deklarate, vetëm pak momente pas prerjes së fletës së arrestit për ish-deputetin demokrat, policia ka bërë të ditur se gjatë tubimit te Unaza e Re janë plagosur 4 punonjës policie.
“Një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat "Shqiponja" dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Në përditësim… (A2 Televizion)