Rëndohet situata në Kosovë, 8 viktima dhe 207 të infektuar në 24 orë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 11:41 | Kosova
Rëndohet situata në Kosovë, 8 viktima dhe 207 të infektuar

Shifrat që vijnë nga Kosova lidhur me pandeminë e Covid-19 flasin për një situatë serioze. 8 pacientë me koronavirus ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa rastet e reja ishin 207, nga 401 testime të kryera.

 Në total, 94 vetë kanë humbur jetën që prej shpërthimit të pandemisë, 43 prej të cilëve nga 1 korriku. Qeveria e Kosovës ka rikthyer disa masa për të frenuar ritmin e përhapjes, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes e duke reduktuar numrin e punonjësve në institucione.

Por të enjten ajo e vlerësoi të panevojshme miratimin e një projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i hartuar që në muajin prill të këtij viti me nismën e kryetares së parlamentit, Vjosa Osmani dhe disa deputetëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos