Rikthehet moti i përkeqësuar në Vlorë. Pezullohet lundrimi detar. Kapiteneria e portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit te Vlorës shkon me 6-7 bf, ndërsa brenda gjirit deri në 6bf. Për këtë qëllim pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Pezullimi do të vijojë deri mbrëmjen e së shtunës ndërsa priten më pas përmirësime të situatës nga moti.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31.03-01.04.2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 31.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 31.03-01.04.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 31.03-01.04.2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 01.04.2023 ora 18:00. (A2 Televizion)