Përkrahte ISIS dhe terrorizmin ndaj vendeve perëndimore, SPAK kërkon 4.5 vjet burg për ekstremistin shqiptar

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 12:21 | Kronikë
Përkrahte ISIS dhe terrorizmin ndaj vendeve perëndimore, SPAK

SPAK kërkon dënimin me 4.5 vite burg për Ibrahim El Salih (Lekica/ Muxhahi), i akuzuar për "nxitje, thirrje dhe propagandim për qëllime terroriste".

Thirrjet e tij janë bërë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Sipas SPAK, nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje dhe një punë propagandistike që të shtyjë ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë, e njohur si "xhihadin".

Sipas SPAK, El Salih është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit Shteti Islam, të themeluar nga organizata terroriste ISIS në Irak dhe Siri, duke u solidarizuar me fitoren e tyre në ato territore.

Për më tej, i pandehuri sipas akuzave ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/28/ka-bere-thirrje-publike-per-terrorizem-shkon-per-gjykim-dosja-per-ibrahim-el-salih/

A2 CNN Livestream

Latest Videos