Përleshen klanet e drogës në burgun e Guayaquil, raportohen viktima

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 07:38 | Bota
Përleshen klanet e drogës në burgun e Guayaquil, raportohen

Të paktën 3 të dënuar humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur në burgun e sigurisë së lartë të “La Roca” në Guayaquil të Ekuadorit.

Sipas të dhënave nga autoritetet, revolta në burg erdhi si pasojë e përplasjes mes anëtarëve të dy bandave rivale G7 dhe Los Lobos.

U desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë për të vënë kontrollin në burgun e ndezur në flakë.

“La Roca” mund të strehojë qindra të burgosur të rrezikshëm, pjesa më e madhe e të cilëve mbahet e izoluar pasi janë një kërcënim i vërtetë për sigurinë dhe mund të arratisen.

Në dy vitet e fundit ka pasur zjarre dhe trazira të shumta në këtë qendër të ekzekutimit të vendimit penal që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 400 të burgosurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos