Përmbyset furgoni me emigrantë në Teksas, 10 viktima

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 07:54 | Bota
Përmbyset furgoni me emigrantë në Teksas, 10 viktima

Gjakderdhja e re e emigrantëve në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një aksident që përfshiu një furgon që transportonte rreth tridhjetë njerëz në Teksas, 120 kilometra larg kufirit.

 Sipas Policisë, automjeti, po ecte me shpejtësi të madhe dhe u përmbys kur u fut në kthesë.

Në fund të marsit në Kaliforni, jo shumë larg kufirit me Meksikën, 13 emigrantë të futur në një SUV humbën jetën si pasojë e tërheqjes me një kamion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos