Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si shkak të përplasjes së dy trenave në Republikën Çeke.
4 prej tyre, që mbetën të plagosur rëndë, u transportuan me helikopter për në spital. Ndërsa 7 të lënduar patën nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si shkak të përplasjes së dy trenave në Republikën Çeke 7 të lënduar patën nevojë për ndërhyrje kirurgjikale Përplasja ndodhi mes një treni me shpejtësi të lartë që vinte nga Mynihu i Gjermanisë me një tren pasagjerësh Ministria e transportit tha se faji ishte i trenit që udhëtonte nga Mynihu për në Pragë, pasi kishte anashkaluar sinjalin për të ndaluar
Përplasja ndodhi mes një treni me shpejtësi të lartë që vinte nga Mynihu i Gjermanisë me një tren pasagjerësh ndodhi në qytetin Domazliçe, në perëndim të Çekisë.
Ministria e transportit tha se faji ishte i trenit që udhëtonte nga Mynihu për në Pragë, pasi kishte anashkaluar sinjalin për të ndaluar.
Imazhet e publikuara në media shfaqën dëmet që ishin shkaktuar nga përplasja. Pavarësisht goditjes së rëndë, trenat nuk dolën nga shinat. (A2 Televizion)