Vaksinat anti-covid të Pfizer, çfarë sjell aprovimi i FDA për përdorim te fëmijët?

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 11:37 | Bota
Vaksinat anti-covid të Pfizer, çfarë sjell aprovimi i FDA

Me shpejtësi të plotë kërkohet nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet që vaksinës anti-Covid të Pfizer t’i japë miratimin të plotë. Burimet e “New York Times” thonë se do të ndodhë deri në shtator, por koha nuk është në favor.

Më pak se gjysma e popullatës amerikane është vaksinuar plotësisht dhe po raportohet një mesatare prej mbi 85 mijë rastesh ditore. Shpresa është që aprovimi i plotë të motivojë më shumë njerëz të vaksinohen. Gjithashtu, pritet të nxisë më shumë vaksinimin me detyrim dhe të shpejtojë procesin e aprovimit për përdorim edhe për fëmijët poshtë 12 vjeç.

“Kur ke një aprovim të pjesshëm për vaksinën dhe më pas merr atë të plotin, kjo mund të ndikojë atë që po ndodh. Po mbledhim të dhëna për ta bërë atë përcaktim”, tha Anthony Fauci, këshilltar i lartë i presidentit amerikan.

Deri tani, më shumë fëmijë dhe adoleshentë po infektohen. Rreth 72 mijë morën Covid-19 mes 22 dhe 29 korrikut, një rritje e madhe krahasuar me javët e kaluara. Një studim i ri tregon se simptomat afatgjata janë më pak të zakonshme për fëmijët se për të rriturit, por fëmijët mund të kenë simptoma të vazhdueshme, ose më keq.

“Ky variant është në gjendje të shkaktojë dëmtime serioze te fëmijët”, paralajmëroi Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Disa ekspertë shqetësohen se aprovimi i FDA mund të vijë shumë vonë. “Me ritmin që ata po ecin, mund të jetë një çështje e diskutueshme deri në momentin kur ata në të vërtetë marrin një licencë sepse ju mund të keni variante të gjeneruara që anashkalojnë vaksinat”, Jerome Adams, ish-Kirurg i Përgjithshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos