
Kina po vuan pasojat e variantit delta në pandeminë koronavirus. Në ditën e fundit raportoi 96 raste të reja me Covid-19, me 71 prej tyre të transmetuar lokalisht, shifra më e lartë që prej janarit dhe 25 të ardhur nga jashtë.
Autoritetet po e menaxhojnë këtë situatë me të njëjtën metodë si herët e kaluara, e cila ka rezultuar efikase. Provinca e qytete të ndryshme të Kinës janë izoluar duke ndërprerë linjat hekurudhore dhe fluturimet, teksa miliona qytetarë po testohen për Covid-19. Pas Wuhanit, një situatë të tillë po e përjeton dhe qendra e lojërave të fatit në Macau.
“Është diçka e mirë dhe normale. Gjithkush duhet të testohet. Pasi të gjithë të marrin rezultatet do të ndihemi më të sigurt. Qeveria vendos masa në zbatim dhe reagon shumë shpejt, kështu që nuk do kemi probleme”, tha njw banor.
Autoritetet kineze konfirmuan se kjo vjen si shkak i variantit Delta dhe thanë disa këshilla për qytetarët.
“Është e nevojshme të tregohemi të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit duke mbajtur maska, ruajtur higjienën personale, shmangur grumbullimet dhe duke u vaksinuar”, u shpreh Mi Feng, komisioni kombëtar i shëndetit. Për shpërthimin më të keq të Covid-19 në muaj, autoritetet kineze po shenjtërojnë studentët që nuk e kanë marrë seriozisht fushatën e vaksinimit. Ministria e edukimit u kërkoi autoriteteve lokale të vendosin në zbatim një program imunizimi për frekuentuesit e shkollave dhe universiteteve. Një numër i saktë i të vaksinuarave në Kinë nuk dihet, por qeveria thotë se ka administruar 1.6 miliardë doza. (A2 Televizion)