Përmbytjet në Venecia, autoritetet shpallin gjendjen e emergjencës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 10:26 | Bota
Përmbytjet në Venecia, autoritetet shpallin gjendjen e

Italia shpalli gjendjen e emergjencës në Venecia pasi niveli i ujit në qytetin Italian arriti në 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën historike dhe duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Me shumë se 80 përqind e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, ishte nën ujë kur batica arriti pikun.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjet si një goditje në zemër të vendit, dhe njoftoi lëvrimin e shpejtë të fondeve për lehtësimin e situatës.

Ai tha se qeveria do të përshpejtonte ndërtimin e strukturave mbrojtëse në qytetin-lagunë, duke ju referuar kryesisht të ashtuquajturit projekti “Moisi”, një sistem barrierë hidraulike, që do të mbronte venecian në rastin e rritjes së nivelit të detit.

https://a2news.com/2019/11/13/permbytet-venecia-uji-arrin-nivelin-me-te-larte-ne-50-vjet/

 “Projekti është shoqëruar me polemika e skandale por jemi në fazën finale të tij. Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër veçse ta përfundojmë në mënyrën më të shpejte dhe efikase”, deklaroi kryeministri.

 Me shpalljen e gjendjes së emergjencës personat e prekur mund të sigurojnë deri në 5 mijë euro dëmshpërblim ndërsa bizneset deri në 20 mijë euro.

https://a2news.com/2019/11/14/permbytjet-apokaliptike-nuk-pengojne-turistet-qe-te-vitizojne-venecian/

Shumë muze vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Venecianët u zgjuan sërish mes zhurmës së sirenave që sinjalizojnë se batica do të vazhdojë të tjerë e lartë ne ditë e ardhshëm. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro fajësoi ndryshimet klimatike për nivelet me të larta të ujit në 50 vjet.

Pasojat sipas tij do të jenë të rënda e të pakthyeshme. Sheshi San Marco, pjesa më e ulët e qyteti ishte më i goditur ndërsa bazilika e famshme me të njëjtin emër pësoi dëme të rënda që do t’i kushtojnë Italisë miliona euro.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos