
Një 16-vjeçar dyshohet të jetë autori i sulmit me armë zjarri që tronditi të enjten Kaliforninë.
Dy nxënës të moshës 14 dhe 16-vjeçare u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Saugus, në veri të Los Angelesit, pak minuta para së të fillonte mësimi.
Autori i dyshuar mbeti i plagosur dhe është në ngarkim të forcave të sigurisë. Ai u përshkrua nga policia si një mashkull aziatik, nxënës i shkollës në Santa Clarita, i cili kishte ditëlindjen kur ndërmori sulmin.
Shokët e përshkruajnë si njeri të mbyllur, por inteligjent. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë të dyshuarin teksa nxjerr armën nga çanta e shpinës dhe qëllon 5 nxënës para se të qëlloje edhe veten në kokë. (A2 Televizion)