Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 35-vjeçar me qëllim ekstradimi në Itali, atje ku është dënuar me 12 vjet burg si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
“Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë. (A2 Televizion)