
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së dielës në Kamzë dhe për pasojë një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, ku mjeti me drejtues shtetasin me iniciale M. V., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. C.. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin me drejtues A. C, shtetasja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)