
Një person ka humbur jetën në Durrës si pasojë e një aksidenti me makinë në qytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00, në lagjen nr.14.
Te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor). Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)