Apeli shpall vendimin, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, kthehet në burg

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 11:08 | Kronikë
Apeli shpall vendimin, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, kthehet

Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, pas shpalljes së vendimit për të dhe të bashkëpandehurit. Apeli ka fajësuar Tushen edhe për "shkelje të barazisë në tendera", vepër për të cilën mori pafajësi në shkallën e parë.

Si rezultat, Tushe u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Edhe pse ka lënë qelinë prej muajit janar, për shkak të konsumimit të kohës së dënimit të dhënë në shkallën e parë (2 vjet e 4 muaj), Tushe duhet të rikthehet në qeli për të qendruar edhe për 1 tjetër vit.

Tushe akuzohet për abuzim me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompania e administruar nga Ibrahim Lami, që sipas SPAK, privilegjohej në tenderimet e bashkisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/03/spak-jep-pretencen-per-fatos-tushen-dhe-te-tjeret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos