
Një aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër pasditen e së premtes, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)