Paniku “pushton” qytetin me 11 milionë banorë nga ku u shfaq Covid-19, zbrazen supermarketet

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 22:20 | Bota

Në panik total, banorët e Wuhanit, qytetit kinez nga ku ka origjinën koronavirusi zbrazën raftet e supermarketeve pasi autoritetet njoftuan se do të testonin të gjithë qytetarët për koronavirus pasi rritjes së rasteve.

Qytetarët u dyndën në supermarkete për t’u siguruar me furnizimet e mjaftueshme si përgatitje për një izolimi të ri të mundshëm.

Wuhani, ku mendohet se e pati origjinën Covid-19, regjistroi 6 infektime lokale, për herë të parë në më shumë se 1 vit.

“Kemi vendosur të testojmë të gjithë banorët tanë, për të zbuluar rastet asimptomatike dhe për të parandaluar një rikthim të pandemisë. Duam të bllokojmë burimet e mundshme të infektimit me fokusin e parandalimit të rasteve të importuara”, tha Li Tao, zëvendëssekretar i përgjithshëm.

Kina po përballet me shpërthimin më të madh në disa muaj, me 300 raste të regjistruara në 10 ditë. 90 infektime u njoftuan vetëm në 24 orët e fundit. 15 rajone rreth vendi janë prekur nga vala e re, që ka çuar në testime masive dhe rikthim të kufizimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos