Tension në Lindjen e Mesme, “sulmohen” 4 anije, akuza Iranit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 22:26 | Bota
Tension në Lindjen e Mesme, “sulmohen” 4 anije, akuza Iranit

Të paktën 4 anije tregtare që po lundrojnë në gjirin e Omanit kanë deklaruar se kanë humbur kontrollin, me autoritetet britanike që mendojnë se janë sulmuar dhe marrë peng nga forca iraniane.

Disa prej anijeve transportojnë naftë dhe të tjera asfalt, dhe kanë transmetuar autoriteteve detare ndërkombëtare mesazhin që tregon se kapiteni nuk është më në komandën e anijes, që kanë humbur energji ose që nuk mund të ndryshojnë më drejtim.

Irani zyrtar ka mohuar çdo përfshirje në atë që cilësohet ende si aksident, dh ei cilësojnë madje akuzat si aksion armiqësor ndaj vendit”, por dyshimet e Tel Avivit dhe Britanisë së Madhe janë të forta, të mbështetura edhe nga një episod i ndodhur javën e kaluar, ku jë dron i Teheranit goditi një naftëmbajtëse izraelite që kalonte pikërisht në afërsi të Omanit.

https://a2news.com/2021/03/01/izraeli-akuzon-iranin-per-sulmin-ndaj-anijes-helios-ray-teherani-e-mohon/

“Iranianët duhet të kuptojnë se nuk mund të rrinë ulur rehat në Teheran ndërkohë që i japin flakën Lindjes ë Mesme, kjo gjë do të përfundojë”, deklaroi kryeministri izraelit Naftali Bennett.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos