Përplaset furgoni i shkollës në Tiranë, mësuesja dhe nxënësit dërgohen për kontroll në spital

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 14:31 | Kronikë
Përplaset furgoni i shkollës në Tiranë, mësuesja dhe

Një furgon që transportonte nxënës është përfshirë në një aksident rreth orës 13:40, në Yzberisht, pasi është përplasur me një tjetër automjet.

Policia bën të ditur se pas aksidentit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital 1 mësuese dhe mbi 10 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve. Por burime nga Spitali i Traumës bënë të ditur për A2 CNN se janë paraqitur për kontroll 14 nxënës dhe 1 mësues.

Të gjithë janë në gjendje të mirë dhe askush nuk ka shfaqur probleme serioze, por për momentin po vijojnë të qëndrojnë në ambientet e spitalit.

Për ngjarjen janë njoftuar prindërit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos