Përplaset për vdekje me makinë këmbësori 33-vjeçar në Cërrik

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 07:10 | Kronikë
Përplaset për vdekje me makinë këmbësori

Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në Cërrik. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një 41-vjeçar nga Belshi ka aksidentuar këmbësorin, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor).

Për pasojë, shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos